Vendosni fjalën kyçe....

“6 muaj pas tërmetit, kryebashkiaku i Korçës mban peng dëmshpërblimin për 288 familje” – PD


Partia Demokratike ka denoncuar mosdhënien e dëmshpërblimit për 288 familje që janë prekur nga tërmeti i para gjashtë muajve në fshatrat e Korçës.

Në një deklaratë nga Ledina Alolli, zv.kryetare e PD-së në Korçë, theksohet se familjet nuk kanë marrë asnjë lek edhe pse dëmshpërblimi është përcaktuar me vendim qeverie.

‘Plot një gjysëm viti ka kaluar nga tërmetet e fortë,që shkatërruan mbi 600 shtëpi,shumica prej tyre në Floq dhe fshatra të tjerë të bashkisë së Korçës,por përfundimi i proçesit të rikuperimit të dëmeve, duket ende larg. Pas muajsh të tërë,zvarritje,abuzime,selektime politike,neglizhencë, shpërfillje dhe mbyllje dere në fytyrë, nga zyrtarët e bashkisë sē Korçēs, sot, 288 familjet që u prekën nga tërmeti,nuk kanë marrë asnjë lek nga dëmshpërblimi i përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërsa u refuzua shpallja e gjendjes së emergjencës,pas fatkeqësisë natyrore,që goditi juglindjen në 1 qershor,megjithë apelin e opozitës,qeveria dhe bashkia,vazhdojnë të mbajnë peng edhe atë pak dëmshpërblim,që zemërgjerët e pushtetit, ja servirën hallexhinjve si lëmoshë shpëtimtare.’ – thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se se më shumë se 1 mijë banorë të Floqit e fshatrave të tjerë po e kalojnë dimrin në shtëpi me mure të çara e pa çati mbi kokë sepse fondi i dëmshpërblimit nuk çelet nga Bashkia e Korçës.

‘Janë mbi 1 mijë banorë të Floqit dhe fshatrave të tjerë,që po kalojnë dimrin në shtëpi me mure të çarë dhe pa çati,sepse fondi i dëmshpërblimit ende nuk po çelet dhe bashkia e Korçës nuk ka dhënë asnjë afat se kur do të ndodhë kjo. Si të mos mjaftonte tërmeti,që ju shkatërroi shtëpinë,dje,me një urdhër kriminal,është nxjerrë forcërisht nga shkolla e Floqit,ku strehohej prej qershorit,familja Pelivani,e cila së bashku me fëmijët e mitur e kanë gdhirë natën jashtë. Dega lokale e PD,i bën thirrje kreut të bashkisë Sotiraq Filo,të heqë dorë nga arroganca dhe dhuna e të fortit mbi njerëz në nevojë dhe të sigurojë menjëherë strehim për familjen Pelivani,ndryshe,të gjitha pasojat ligjore do të bien mbi ty!’ – thuhet më tej në deklaratë.

Në fund të deklaratës i bëhe thirrje kryebashkiakut të Korçës, Filo, që të kompensojë 288 familjet që kanë mbetur në rrugë të madhe dhe që nuk e dinë se ku dhe si do e kalojnë dimrin.

‘Paradoksalisht,ata që duhet të japin llogari për situaten e krijuar me banorët e prekur nga tërmeti,po mundohen tja lenë në derë fajin njëri- tjetrit,me sulme fletërrufesh,porositur nga Peleshi dhe ekzekutuar nga Sotiraq Filo,i gatshëm në çdo rrethanë,t’i kthejë nderin shokut,që Rama e flaku pa u menduar dy herë. As Partisë Demokratike dhe aq më pak,të prekurve nga tërmeti,që nuk dinë ku dhe si do ta kalojnë dimrin,nuk i intereson lufta pa skrupuj brenda llojit dhe sojit rilindas,në degradim dhe shpërbërje ditë pas dite. Zoti Filo! Leri tallavatë me drita dhe cirkun me ngjyra dhe ktheje administratën në punë dhe shërbim,sepse vartësit e tu,ende nuk kanë plotësuar dosjet e 288 familjeve që presin të kompesohen për dëmet e tërmetit.’ – mbyllet deklarata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *