Vendosni fjalën kyçe....

Pamje të rënda – Adoleshenti dhunohet pse mbante kapelen pro presidentit Trump (Video)


Një video shqetësuese tregon një adoleshent në Florida duke u sulmuar nga një grup studentësh, siç thuhet, sepse ai ishte parë që kishte në kokë një kapele që shpreh mbështetjent ndaj preisdentit Trump, MAGA ‘Make America Great Again’.

Prindërit e viktimës thanë se djali i tyre ishte shtruar në spital.

Në klipin e shkurtër, një adoleshent goditet nga një vajzë me ngjyrë. Ai përpiqet të ngrihet nga ulësja e tij në autobusin e shkollës, por shpejt shtyhet poshtë, ku goditet vazhdimisht.

Incidenti, i cili ndodhi në Hamilton County, Florida, daton nga fundi i nëntorit. Nëna e adoleshentit lëshoi ​​videon e sulmit të enjten pas këshillimit me avokatin e familjes.

Videoja tregon të paktën dy vajza dhe tre djem që marrin pjesë në sulm. Sipas nënës së djalit, ai u ngacmua për faktin se kishte veshur një kapelë ‘Trump 2020’ dhe ngacmimi nuk mbaroi edhe pasi ai e hoqi kapelen.

Kjo është larg nga hera e parë që persona të ndryshëm janë dhunuar për mbështetjen e tyre për presidentin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *