Vendosni fjalën kyçe....

Përgjaken rrugët e Londrës, studenti vritet me thikë për t’i marrë orën e shtrenjtë


Një 26-vjeçar është plagosur me thikë në Londër, ndërsa po kthehej në shtëpi. Ai besohet se është sulmuar nga një bandë hajdutësh, ndërsa po kthehej nga një restorant, të cilët besohet se donin të merrnin orën e tij “Rolex”. Studenti me origjinë nga Omani, quhet Mohamed bin Abdullah Al Araimi.

Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes rreth orës 01:00  të mëngjesit të së premtes. Mediat britanike shkruajnë se Al Araimi u gjet i pavetëdijshëm me plagë në shpinë të shkaktuara me thikë.

Një mik i viktimës tha: “Muhamedi ishte duke ecur përtej Harrods mbrëmë me një mik të tij nga Bahreini, kur ata u ndeshën nga grupi. Një nga hajdut u përpoq të vidhte orën e shtrenjtë të Muhamedit – mendoj se një Rolex – por ai rezistoi. Gjatë përleshjes ai u godit me thikë”.

  Al Araimi, besohet të ketë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar për tre vitet e fundit.

Në të njëjtën 24 orësh kur ai u godit me thikë, dy të rinj të tjerë humbën jetën në kryeqytetin britanik. Reperi Crosslom Davis, 20 vjeç, i njohur edhe si Bis, u sulmua me thikë pas orës 03:30 të së premtes.

Në orën 02:00 të së enjtes, Exauce Ngimbi, 22 vjeç, u gjet me plagë të shkaktuara me thikë në lindje të Londrës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk arriti të shpëtonte dot.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *