Vendosni fjalën kyçe....

“Qeverisë e Samir Manes s‘u intereson e vërteta” – OP denoncon shoqërimin në polici të kreut të sindikatës e aktivistit


Policia e Bulqizës ka shoqëruar kreun e sindikatës së minatorëve të Bulqizës, Elton Debreshi dhe aktivistin e Organizatës Politike, Xhuljano Bregasi.

Policia e Bulqizës ka shoqëruar kreun e sindikatës së minatorëve të Bulqizës, Elton Debreshi dhe aktivistin e Organizatës Politike, Xhuljano Bregasi.

Në denoncimin e Organizatës Politike në Facebok theksohet se se policisë dhe oligarkut Samir Mane s’u intereson e vërteta dhe janë bërë bashkë për të shtypur e heshtur grevën e minatorëve. Ndërsa thekson se minatorët dhe sollidasrizimi me ta nuk do ndalen.

‘Që prej ditës së parë të grevës, aktivistët e Organizatës Politike kanë shkuar në Bulqizë për t’u solidarizuar me minatorët. Gjithë këto ditë jemi frymëzuar nga forca, kuraja dhe organizimi i tyre dhe jemi përpjekur t’i ndihmojmë në thyerjen e bllokadës mediatike të orkestruar nga oligarku Samir Mane.

Sot policia ka shoqëruar jo vetëm kryetarin e sindikatës Elton Debreshi, por edhe aktivistin tonë Xhuliano Bregasi, i cili ka pasur rol kyç në mediatizimin e protestës nga faqja e Organizatës.

Qeverisë dhe oligarkut nuk u intereson e vërteta dhe janë bërë bashkë për ta shtypur dhe heshtur grevën e minatorëve.

Po minatorët nuk ndalen. As solidarizimi ynë me ta.

Lironi Elton Debreshin!

Lironi Xhuliano Bregasin!