Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët hoteli 5 katësh në Londër (VIDEO)


Mysafirët e tmerruar të hotel Travelodge në Londër, u detyruan të largohen pasi hoteli u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit.

Të paktën 100 zjarrfikës dhe 15 automjete për shuarjen e flakëve janë duke punuar në hotel.

Rreth 160 klientë dhe pjesëtarë të stafit janë evakuuar nga ndërtesa dhe nuk ka raporte për lëndime, sipas Daily Mail. Një i ftuar në hotel tha se ishte zgjuar në orën 02:15 të mëngjesit nga zhurma e alarmeve të zjarrit.

Austin Tant, 23 vjeç, i tha Mirror se zjarri filloi në pjesën e pasme të ndërtesës ku ruhen mbeturinat para se të përhapej në çati.

“Me sa kam dijeni nuk ka njerëz të dëmtuar. Të gjithë ishin jashtë para se zjarri të përhapej. Njerëzit këtu kanë ftohtë dhe janë të mërzitur, të gjithë jemi vetëm me bluzat tona.”– tha Tant.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe zjarrfikësit ende po punojnë për të marrë nën kontroll flakët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *