Vendosni fjalën kyçe....

“Heshtja funebër e gazetarëve për mbylljen e JOQ, e rëndë. Të kastruar mendërisht e pa liri”


Ish-kryeministri Berisha ka bërë një thirrje ndaj gazetarëve në vend pas vendimit të kryeministrit Rama për të mbyllur portalin e lajmeve online ‘Jeta osh Qef’.

Ai shkruan në Facebook se pavarësisht se portali në fjalë kishte bërë sulme të padrejta edhe ndaj yij, sërish ëhstë një nga më të pavarurit e vendit.

Më tej ish-kryeministri shkruan se ka vërejtur dje e sot një heshtje varri nga mediat e shkruara dhe ato online për mbylljen e këtij portali duke thënë se heshtja funebër e mediave është po aq e rënë sa vendimi i Ramës për ta mbyllur.

Në fund ai shkruan se kjo heshtje dëshmon se ata gazetarë që nuk kanë reafguar jkanë të kastruar mendërisht dhe se kanë humbur lirinë e tyre.

‘Dy fjalë për gazetarët e vendit!

Miq, një portal kryesor i vendit, JOQ u fshi nga faqja e dheut me një urdhër arbitrar të Edvin Kristaq Xhelatit, njëlloj si në Korenë e Veriut apo Iranin e Ajetullahve. Ky portal me dhjetëra herë ka ndërmarrë sulme të padrejta, në vlerësimin tim edhe ndaj meje por përsëri ai ishte ndofta më i pavaruri i ketij vendi. Drejtuesi dhe stafi i tij janë të panjohur për mua.

Kam ndjekur dje dhe sot mediat e shkruara ato online dhe televizive në mënyrë të pabesueshme kam konstatuar një heshtje varri. Kështu që po kaq e rëndë sa mbyllja e portalit nga Edvin Kristaq Xhelati më është dukur edhe heshtja juaj funebër para këtij akti kriminal.

Me këtë heshtje nuk mund të mos ju them se dëshmoni veten gazetar mendërisht të kastruar dhe dua t’ju kujtoj këtu një mësim elementar të historisë, se ai që nuk mbron lirinë e tjetrit ka humbur të veten. Keni shtrirë qafën nën satrën e xhelatit. Zoti ju shpëtoftë! Sb.’ – shkruan Berisha.

Në një reagim më herët, kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka denoncuar atë që e cilëson si sulm të dhunshëm të kryeministrit Rama ndaj mediave, veçanërisht atyre sociale. Ajo thekson se përdorimi i situatës tragjike për të mbyllur gojën e mediave është tronditje e vërtetë për lirinë e medias në Shqipëri.

Ajo rendit mbylljen e portalin ‘JOQ’, censurimin e editorialit të analistit Adrian Thano e burgosjen e aktivites Xhulia Aliaj janë dëshmi tronditëse e autoritarizmit të shfrenuar.

Në fund ajo bën thirrje lirimin e aktivistes si dhe rihapjen e portalit JOQ si dhe ndaljen e censurës.

‘Kryeministri në sulm kundër lirisë së medias. Krahas fatkeqësisë së jashtëzakonshme të tërmetit të 26 Nëntorit, i gjithë opinioni publik po përjeton edhe një sulm violent të Kryeministrit ndaj mediave, veçanërisht atyre sociale. Përdorimi i një situate tragjike të përmasave të tilla, si një shkak për t’i mbyllur gojën mediave është një tronditje e vërtetë për lirinë e medias në Shqipëri, që do të thotë liri e shprehjes dhe e informimit.

Mbyllja e JOQ Albania, censurimi i editorialit të analistit Adrian Thano apo burgosja e aktivistes Xhulia Aliaj për postimin e një shkrimi të një media të huaj shumë prestigjioze si “Avenire”, janë dëshmi tronditëse të një autoritarizmi të shfrenuar. Mbështes lirinë e plotë të medias dhe dënoj censurën në të gjitha format e saj, pasi censura e medias është prova e pakundërshtueshme e vendosjes së autoritarizmit dhe goditjes së themeleve të demokracisë. Arrestimi i aktivistes Xhulia Aliaj dhe shpallja në kërkim sikur të ishin kriminelë e dy administratorëve të JOQAlbania Erland Dalliu dhe Gentian Çengeli, dëshmojnë për një histeri autoritare që keqpërdor edhe tragjedinë e tërmetit për qëllimet e saj të mbrapshta të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht.

Ka vetëm një përgjigje, ka vetëm një qëndrim, ka vetëm një veprim që duhet të kryhet. Të lirohet menjëherë aktivistja Xhulia Aliaj, të zhbllokohet JOQ Albania si dhe të ndalet censura kudo dhe ndaj çdo media që ajo shfaqet.’ – shkruan Kryemadhi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *