Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen goma e makinës, plagoset punonjësi i gomisterisë në Durrës


Një incident i rëndë është shënuar në një gomisteri në Durrës, ku si pasojë e një shpërthimi ka mbetur një person i lënduar.

Mësohet se ka shpërthyer një gomë makine dhe punonjësi i kësaj gomisterie ka mbetur i plagosur.

Ai fillimisht është dërguar në spitalin e Durrësit, ndërsa më pas është nisur drejt Tiranës për të marrë një ndihmë më të specializuar.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të gomës.

Lajmi në përditësim…

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *