Vendosni fjalën kyçe....

Kamioni me eksplozivë shpërthen pranë stacionit të policisë, tre të vrarë dhe 7 të plagosur në Kolumbi (VIDEO)


Një kamion i mbushur me eksplozivë ka shpërthyer para një stacioni policie në Kolumbi, në mes të protestave masive në vend.

Shpërthimi ndodhi në Santander de Quilichao, një qytet rreth 500 km larg kryeqytetit të vendit, Bogota, shkruan RT. Tre oficerë policie kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur, sipas sekretarit Jaime Asprilla.

Ndërkohë, mediat lokale raportuan se të paktën 10 persona janë plagosur nga ky shpërthim.

Ministri i Mbrojtjes, Carlos Homles Trujillo, dënoi sulmin dhe u zotua të identifikojë dhe ndëshkojë autorët.

Një video e punlikuar në internet tregon momentin kur burrat e plagosur me uniformë policie futen në spital.

Shpërthimi me sa duket ishte aq i fuqishëm sa dëmtoi edhe një ndërtesë tjetër aty pranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *