Vendosni fjalën kyçe....

Degjeneron sherri mes kushërinjve në Fier, 3 prej tyre në spital


Një sherr mes kushërinjsh në Fier ka lënë të plagosur tre prej tyre. Përplasja ndodhi një ditë më parë në fshatin Mbyet në Fier.

Sipas informacioneve paraprake, 4 persona janë përfshirë në një konflikt pronësie dhe kanë nisur të godasin njëri-tjetrin me mjete prerëse dhe sende të forta.

Policia pasi është njoftuar për sherrin ka vënë në pranga E.H., 24 vjeç, pasi ai dyshohet se ka goditur me thikë dhe sende të forta K.S., 34 vjeç dhe G.H., 58 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Njëri prej të plagosurve nuk është mjaftuar me kaq dhe ka goditur me thikë shtetasin me inicialet S.H., 21 vjeç. Edhe ai është vënë në pranga.

Dy të arrestuarit do të përballen me akuzat për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *