Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret në Australi, shkon në tre numri i viktimave


Ka shkuar në tre numri viktimave nga zjarret në Australi ndërkohë që mijëra njerëz janë zhvendosur nga banesat e tyre.

BBC” shkruan se në ditën e tretë të situatës emergjente me zjarret, numërohen më shumë se 100 vatra në New South Wales dhe Queensland.

Kryeministri Scott Morrison tha që ushtria do të thirret për të mbështetur 1.300 zjarrfikës që po punojnë për shuarjen e zjarreve në të dy shtetet.

Qindra civilë gjithashtu kanë dalë vullnetarë për të ndihmuar në zonat e prekura.

“Mendimet e mia sot janë me ata që kanë humbur jetën dhe familjet e tyre”-shtoi Morrison. Zyrtarët paralajmërojnë se kushtet ekstreme të motit mund të sjellin më shumë zjarre gjatë javës, përfshirë dhe afër Sidneit.

Në Queensland, mijëra njerëz e kanë kaluar natën në qendrat e evakuimit, ndërsa në Neë South Ëales më shumë se 150 shtëpi janë shkatërruar.

Kush ishin viktimat?

Zjarrfikësit zbuluan trupin e një viktime në një makinë të djegur afër Glen Innes, rreth 550 km në veri të Sidneit.

Në të njëjtin qytet dhe në të njëjtën ditë, një grua u gjet me djegie të rënda. Ajo u dërgua në spital, por ndërroi jetë sapo mbërriti.

Të shtunën, policia konfirmoi që një person i tretë kishte vdekur pasi një trup u gjet në një shtëpi të djegur afër Taree, një qytet rreth 300 km në veri të Sidneit.

Shtëpia i përkiste një gruaje të moshës 63 vjeç, por që ata nuk mund të konfirmonin dot identitetin e viktimës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *