Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Opozita e bashkuar mbështet krijimin e SPAK-ut


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në emisionin ‘Përballë’ në RTSH, ka shprehur vendosmërinë e tij për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë, ndërkohë që shtoi se PD dhe Opozita mbështesin totalisht ngritjen një orë e më parë të SPAK-ut

Dua të gjej rastin këtu, meqë jemi në këtë bashkëbisedim të shpërndaj çdo dilemë të mbjellë nga propaganda qeveritare që, Partia Demokratike dhe opozita mbështesin totalisht ngritjen një orë e më parë të SPAK-ut dhe mbështetjen e SPAK-ut në të gjitha burimet njerëzore dhe financiare. Dhe për këtë kemi insistuar edhe me partnerët tanë strategjikë të SHBA-ve sepse kjo është garancia e vetme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të hetuar korrupsionin në nivele të larta, që është hapi i parë për barazinë para ligjit”-deklaroi kryedemokrati. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *