Vendosni fjalën kyçe....

Plantacion droge brenda banesës, dy shtetas shqiptarë arrestohen me 50 kg hashash në Spanjë


Dy shtetas shqiptarë kanë përfunduar në prangat e Gardës Civile spanjolle pasi u kapën me më shumë se 50 kg marijuane.

Të arrestuarit kishin fshehur plantacionin brenda një ndërtese në komunën Tarragonès në Roda de Barà.

Forcat e policisë sekuestruan gjithashtu edhe 9 kg boçe të thara të marijuanës gati për t’u shitur, një armë dhe një jelek antiplumb. Njëri nga të arrestuarit u përpoq të largohej me makinë dhe u përplas me disa automjete zyrtare të Gardës Civile. Më pas, u përpoq të largohej në këmbë por u neutralizua. Ndërsa shqiptari tjetër ishte brenda ndërtesës duke u kujdesur për bimët.

Dy të arrestuarit, të moshës 30 dhe 32 vjeç, kanë hyrë në burg me urdhër të gjykatësit. Hetimi filloi pasi u pikasë lëvizjet e njerëzve që hynin dhe dilnin nga ndërtesa.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *