Vendosni fjalën kyçe....

Macron viziton Tiranën e Shkupin në nëntor


Presidenti francez Macron pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin e ardhshëm.

Kreu i Elizesë e bëri deklaratën pas bllokimit të çeljes së negociatave të dy vendeve të Ballkanit perëndimor me BE-në.

Macron deklaroi se do takohet me kryeministrat e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut për të diskutuar për hapat e mëtejeshëm të dy vendeve në rrugën e tyre drejt integrimit, shkruan Exit.al.

“I njoh përpjekjet e bëra nga Rama e Zaev, të cilët janë dy udhëheqës guximtarë. Do të shkoj t’i takoj muajin që vjen. Do të vijojmë punën por edhe ne duhet të bëjmë punën tonë dhe nuk duhet të gënjejmë veten.” – deklaroi ndër të tjera Macron.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *