Vendosni fjalën kyçe....

Migjen Basha lë Greqinë, firmos për klubin e ri


Melbourne Victory ka forcuar mesfushën e saj me nënshkrimin e mesfushorit shqiptar me përvojë Migjen Basha, në një marrëveshje dy-vjeçare.

Basha, i cili ka 33 paraqitje për vendin e tij, bashkohet me klubin pasi kaloi sezonin e kaluar me ekipin grek, Aris.

Nënshkrimi i tij kompleton edhe skuadrën e Victory për sezonin 2019/20.Trajneri i klubit Marco Kurz ishte i lumtur që priti një lojtar tjetër me përvojë si Basha, duke theksuar se skuadra tani është e plotë.

Edhe vet lojtari u shpreh mjaft i lumtur për transferimin e tij në Australi, derisa ditë më parë u pensionua nga Kombëtarja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *