Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Rama të ndalë menjëherë sulmin politik ndaj Syri.net, po informojmë institucionet ndërkombëtare


Demokratja Albana Vokshi ka vajtur në redaksinë e Syri.net pas kontrolleve të ushtruara ditën e sotme nga Hetimi Tatimor.

Ajo denoncoi kryeministrin Rama se po ushtron terror ndaj medias kundërshtare të tij duke i çuar për kontroll nipin e Gramoz Ruçit, i njohur për shoqërimet e tij në polici, i cili ka urdhëruar inspektorët të kontrollojnë Syri.net.

Vokshi e cilësoi këtë si një sulm politik dhe pjesë e hakmarrjes politike të verbër të Ramës ndaj medias së lirë, veçanërisht ndaj Syri.net.

“Kam ardhur shumë e shqetësuar pas lajmeve që erdhën se shteti kishte sulmuar SYRI-n.Rama po përdor të gjitha mënyrat që të mbyllë gojën e SYRI.net. Atë që Rama nuk e blen dot, nuk i vë dot një çmim, për t’i mbyllur gojën, bën pastaj nga këto aktet e tjera. Para një jave Rama kërcënoi arrest nuk u mbyll dot atëherë nis sulmet ndaj mediat, gazetarëve. Edhe një javë më parë Edi Rama me urdhër politik, shoqëroi gazetarët e SYRI.net. Sot ka ngritur gjithë shtetin në këmbë. Sot urdhëroi nipin e Gramoz Ruçit i cili është i njohur në media për vepra penale, qoftë për trafik droge, qoftë për vepra të tjera. Pa media të lirë s’mund të ketë përparim të vendit drejt BE-së. PD ka informuar dhe po informon të gjitha institucionet e huaja, të gjitha organizatat, OSBE, BE, institucionet e BE-së dhe KE-së për këtë sulm të Edi Ramës ndaj SYRI.net.” – tha ndër të tjera Vokshi.