Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Planin për daljen nga kriza ia kemi dorëzuar Ramës, ta zbatojë ose të hapë krahun


Pas takimit me aletatët, kreu i PD-së Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat. Basha tha se opozita ka përgatitur një plan për nxjerrjen e vendit nga kriza, të cilin ia ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama.

Basha kërkoi që Rama ta zbatojë planin, ose në të kundërt të hapë rrugën për Partinë Demokratike.

“Kjo nuk është një çështje për Bashën, nuk është një çështje për Ramën.  Shqipëria është në krizë, vendi është në krizë.

Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, ne kemi një plan, një propozim për Reformën Zgjedhore.

Ia kemi dorëzuar këtë plan Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marrë dhe ta zbatojë. Nëse nuk është i gatshëm ta zbatojë të hapin krahun se jemi të gatshëm ta zbatojmë ne.”, tha Basha.

Këtë deklaratë Basha e bëri vetëm pak minuta pas takimit me aleatët në selinë blu. Ky takim nisi që në orën 9:30 dhe morën pjesë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, nënkryetari Petrit Vasili, kreu i PR-së Fatmir Mediu, Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, kreu i PDK Nard Ndoka dhe kreu i PAA Agron Duka si dhe kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.

Mendohet se në fokus të bisedave të tyre në këtë takim informal ishin vendimet për aksionin politik të opozitës së bashkuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *