Vendosni fjalën kyçe....

Shëndetësia në Vlorë ka si prioritet kalçeton/ Zbardhet mesazhi i drejtorit të Rilindjes


Sporti rrit bashkëpunimin, forcon shëndetin!

Nuk është ndonjë parrullë e përdorur në kohën e diktaturës kur flitej për sportin e masave, as ndonjë apel për nxënësit e shkollave 9-vjeçare apo gjimnazistët.

Ky është mesazhi që qarkullon përmes telefonave të drejtuesve të shëndetësisë në qarkun e Vlorës.

Viktor Naka, Drejtori Rajonal i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, i ka drejtuar një mesazh drejtuesve të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, përmes të cilit u kërkon që të organizojnë ekipet e tyre të futbollit për të organizuar kampionatin e mini kalçetos në rang qarku.

Mesazhi i dërguar që çdo spital apo qendër shëndetësore të organizojë ekipin e saj me 6 apo më shumë lojtarë, por jepet edhe opsioni që atom und të bashkëpunojnë mes tyre për të organizuar një ekip.

Madje për këtë është lënë edhe një afat, 25 shtator, pra pas dy ditësh nga dërgimi i mesazhit.

Duket se ky është një nga prioritetet që ka Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor në Vlorë, ndërkohë që mund të ketë 1001 probleme që janë shumë më të rëndësishme se organizimi i një mini kampionati në futboll.

Por, 1001 problemet presin, sot kemi prioritetin e prioriteteve pikërisht kampionatin e futbollit mes mjekëve apo punonjëve të institucioneve të kujdesit shëndetësor.

Ndoshta në celularët e mjekëve, infermierëve dhe çdokujt që shërben në institucionet e kujdesit shëndetësor mund të ishte shumë më i dobishëm një udhëzim mbi organizimin më të mirë të punës, problemet që lidhen dhe ndeshen me profesionin e tyre, rritjen e investimeve.

Por jo, drejtori ka prioritete të tjera, të ngjashme me show-n që dhurohet në Tiranë dhe më pas përhapet si virus.

Dhe kjo përveç mesazhit që mbyll udhëzimin e drejtorit Naka se “sporti rrit bashkëpunimin, forcon shëndetin”, të kujton sërisht kohën e dikurshme, që “masat” në rastin konkret “bluzat e bardha” dhe administrata e tyre, duhet të shfaqen të lumtur.

Fasada është më e rëndësishme se gjithçka. Të paktën kjo është kuptuar mirë nga Rilindja nga kreu i Piramidës, në nivelet e tjera të drejtimit, dhe zbret drejt bazës.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Boldnews


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *