Vendosni fjalën kyçe....

Kriza financiare, jep dorëheqjen ministri i Ekonomisë në Argjentinë


Ministri i Ekonomisë së Argjentinë Nicolas Dujovne, ka dhënë dorëheqjen mes një krize financiare të rënduar nga humbja e presidentit në një sondazh paraprak.

BBC” shkruan se Peso e vendit ra me 20% të vlerës së saj ndaj dollarit amerikan pasi Presidenti Mauricio Macri pësoi humbje të dielën e kaluar.

Në një letër drejtuar presidentit, Dujovne tha se ai i kishte dhënë gjithçka kishte mundur.

Në letrën e tij, ministri shtoi se ka ndihmuar në parandalimin e deficiti të konsiderueshëm dhe uljen e konsumit publik, por gjithashtu pranoi se “janë bërë gabime, pa dyshim”.

Në vend të Duhovne, presidenti Makri e emëroi Hernan Lakunza, ministër i tanishëm i Ekonomisë në provincën Buenos Aires.

Presidenti Macri u mund në zgjedhje nga rivali i tij i majtë Alberto Fernández. Macri u zgjodh në vitin 2015 pasi kishte premtuar për të forcuar ekonominë e Argjentinës me një spastrim të reformave liberale ekonomike.

Argjentina aktualisht është në recesion dhe ka regjistruar inflacionin në 22% për gjysmën e parë të vitit, një nga nivelet më të larta në nivel global.

Më shumë se një e treta e popullsisë së vendit aktualisht jeton në varfëri, sipas shifrave zyrtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *