Vendosni fjalën kyçe....

Perla e kandidatit demokrat në SHBA: Fëmijët e varfër, po aq të aftë sa fëmijët e bardhë (Video)


Një nga kandidatët kryesorë të Partisë Demokratike për zgedhjet presidenciale në SHBA vitin që vjen, Joe Biden, lëshoi një tjetër perlë të llojit të tij, teksa po fliste para mbështetësve të tij.

Ai tha se fëmijët e varfër janë po aq të talentuar dhe të aftë sa edhe fëmijët e bardhë.

76-vjeçari bëri zgjedhjen fatkeqe në fjalimin e tij ndërsa fliste në një takim të Koalicionit Aziatik dhe Latin në Des Moines, në Panairin e Ioëa State. Ajo i shtohet një liste të gjatë të gafave në fushatë.

Biden u përpoq ta korrigjonte atë që tha pas një heshtjeje të shkurtër të pakëndshme e të parehatshme duke shtuar: “Fëmijë të pasur, fëmijë me ngjyrë të zezë, fëmijë aziatikë, mendoni se si mendojmë për këtë.”

Si pjesë e platformës së tij, Biden vazhdimisht ka akuzuar presidentin Trump për “përdorimin e gjuhës” të nacionalistëve të bardhë duke shtuar se Trump flet për myslimanët dhe pakicat etnike në “terma pothuajse jonjerëzore”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *