Vendosni fjalën kyçe....

Zguri u bën thirrje 4 anëtarëve socialistë të KQZ-së: Hetoni atë që ka ndodhur me votat


Kreu i KQZ-së, Zguri, ka deklaruar se mospërputhja e të dhënave nga tabelat zyrtare të KQZ-së të publikuara mbrëmjen e djeshme, me ato të sotme janë tregues i paaftësisë ose parregullsisë.

Ai tha se për këtë do ketë një hetim nga ana e institucionit që drejton, 4 anëtarët e tjerë të të cilit janë socialistë.

‘Të dhënat zyrtare janë në tabelat përmbledhëse. Në rast se tabelat janë kontradiktore janë 2 tregues , ose paaftësie por dhe manipulimi. Se ç’ka ndodhur në këtë proces do të hetohet në vijim. Kërkohet bashkëpunimi i subjekteve zgjedhore që KQZ-ja të vihet në lëvizje. Saktësia e shifrave është një çështje vendimtare për cilësinë e 30 qershorit, ndaj KQZ-ja t’i trajtojë me prioritet dhe të hapë hetim administrativ’, tha Zguri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *