Vendosni fjalën kyçe....

“BMW” del nga rruga, tre të plagosur në Levan-Fier


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Një automjet tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur tre persona.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Sot në datën 25.06.2019, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ne vendin e quajtur “Kryqëzimi i Corrushit” shtetasi B.M, 39 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar automjetin tip “BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetasit: A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi B.M.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.“, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *