Vendosni fjalën kyçe....

Basha tregon skemën e bashkëpunimit Rama-Krim i organizuar: Kryeministri subjekt i drejtësisë, s’ka marëveshje


Basha theksoi se me Ramën nuk ka asnjë marrëveshje pasi ai ëhstë subjekt i drejtësisë dhe jo i politikës.

Ndërsa shtoi se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje dhe se çështja ka kaluar tej vullnetit të tij dhe të drejtuesve të opozitës dhe është në dorën e shqiptarëve.

‘Kriza ku jemi nuk është krizë që ka lindur nga shkaqe dhe procese politike. Ajo është krizë që ka lindur nga shkaqe kriminale dhe nga procesi kriminal i bashkëpunimit të qeverisë dhe Partisë Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës me krimin e organizuar. Për këtë arsye zgjidhja e krizës politike kalon nga çmontimi I mekanizmit të bashkëpunimit të strukturuar krim-politikë. Politikisht ajo që duhet të ndodhë, ajo që do të kishte ndodhur në çdo vend tjetër të rajonit e jo më të Europës, është dorëheqja e Edi Ramës dhe largimi i të gjithë këtyre njerëzve nga cdo post shtetëror që mbajnë. Ata tashmë janë subjekt i drejtësisë dhe jo politikës. Me këtë ekip krim-politik të lirë dhë të paprekur dhe me këtë Kryeministër në detyrë, në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme dhe të lira. Këto kushte janë tashmë përtej vullnetit tim dhe vullnetit të drejtuesve të opozitës: ato janë kërkesë e shqiptarëve’, tha Basha.

Më tej ai shtoi se qeverisja e Ramës u dha mundësinë grupeve kriminale të fitojnë para dhe të pastrojnë paratë e krimit.

‘Shteti u dha Avdylajve edhe mundësinë të përdorin dhe pastrojnë paratë e krimit duke ju dhënë leje ndërtimi dhe leje të tjera, direkt apo indirekt në emër të tyre. Mbi katër leje ndërtimi ka marrë banda e Avdylajve nga Vangush Dako. E njejta gjë në Peshkopi. Imer Lalës dhe të tjerëve shteti u dha licensën të kultivonin dhe trafikonin drogën. Madje policia direkt u ka afruar këtë pazar kriminelëve: na ndihmoni të vjedhim vota dhe jeni të lirë të mbillni kudo kanabis. Vjedhja e votave ka çuar në kapjen e shtetit dhe të ekonomisë nga krimi. Trafikantët e drogës sot financojnë direkt apo indirekt kompani ndërtimi, projekte zhvillimore, kompani minerare, kompani transporti, televizione, koncesione publike, punë publike, janë në naftë në minerale ne rezorte turistike dhe në zhvillimin e pronave. Drejtësia nuk mund të bëhet pa zbuluar të gjithë shtrirjen e konspiracionit krim-qeveri’, shtoi Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *