Vendosni fjalën kyçe....

Meghan Markle bën daljen e parë publike vetëm 1 muaj pas lindjes (FOTOT)


Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka bërë daljen e saj të parë publike që pas lindjes së djalit të saj me princin Harry.

Sikurse shkruan “Mirror”, Markle mori pjesë në aktivitetin e përvitshëm “Trooping the Color” duke iuu bashkuar anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore.

Meghan Markle ishte ulur krah bashkëshortit Princ Harry në karrocën mbretërore, e veshur me një fustan ngjyrë blu të errët, nga brandi Clare Waight Keller, të kombinuar me një kapelë po blu dhe një palë vathë me smerald.

Dukesha e Sussex ka vetëm një muaj që ka sjellë në jetë djalin Archie dhe si rezultat është me leje lindjeje, por duket se ajo ka ndërmend t’i kthehet shpejt angazhimeve të saj me familjen mbretërore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *