Vendosni fjalën kyçe....

Anija luftarake amerikane për pak sa nuk përplaset me atë ruse (Video)


Anijet luftarake amerikane dhe ruse për pak sa nuk janë përplasur në ujërat e Paqësorit, me secilën palë që fajësojnë njëra-tjetrën për incidentin.

Videoja e incidentit është publikuar ekskluzivisht nga CNN dhe aty duken anijet luftarake që afrohen vetëm dhjetëra metra larg njëra-tjetrës duke rrezikuar një përplasje.

Të dyja më pas u detyruan të kryejnë manovra të shpejta për të shmangur përplasjen.

Ky incident vjen vetëm disa ditë pasi marina e SHBA-së e akuzoi Rusinë se kishte shqetësuar një avion amerikan. Muajin e kaluar, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, takoi presidentin rus, Vladimir Putin.

“Një destrojer rus bëri një manovër të pasigurt kundër USS Chancellorsville, duke vënë në rrezik sigurinë e ekuipazhit të saj dhe anijet në rrezik.” – tha zëdhënësi i Marinës së SHBA, Cmdr. Clayton Doss në një deklaratë për CNN.

Pretendimi i amerikanëve u kundërshtua nga flota ruse, e cila pretendonte se ishte anija e SHBA që nxiti incidentin, sipas komenteve të kryera nga agjencia shtetërore RIA-Novosti.