Vendosni fjalën kyçe....

I kërkon Trump-it të largojë nxënësit ilegalë nga shkolla, mësuesja pushohet nga puna


Pushohet nga puna një mësuese e një shkolle të mesme në Teksas, pasi i ka kërkuar presidentit të SHBA-së Donald Trump në “Twitter”, për raportimin e nxënësve të paligjshëm të emigrantëve.

Georgia Clark, mësuesja e anglishtes në Fort Worth, u ankua në 17 maj për “studentë të paligjshëm nga Meksika”.

“Kam nevojë për mbrojtje nga akuzat”, shkruan ajo.

Ajo u tha drejtuesve të shkollës se ajo nuk e kuptoi se postimet në “Twitter” ishin publike. Zonja Clark u shkarkua nga detyra të martën, por ka 15 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Çfarë shkroi Clark?

Postimet filluan rreth tre javë më parë përmes llogarisë @ Rebecca1939, kur ajo e përshkroi shkollën si të “ngarkuar me studentë ilegalë nga Meksika” dhe sugjeroi që dikush në shkollë “duhet të hetojë në mënyrë aktive” largimin e ilegalëve që janë në sistemin shkollor publik.

“Çdo gjë që mund të bëni për të hequr ilegalët nga Fort Worth do të vlerësohej shumë”, shkruante ajo në një postim.

Zonja Clark shtoi se ajo kishte nevojë për garanci nga presidenti se identiteti i saj do të qëndronte anonim pas veprimit.

Në një tjetër postim, ajo shkroi dy numrat e saj të telefonit duke shtuar: “Georgia Clark është emri im i vërtetë”. Siç duket Clark vërtet besonte se i kishte shkruar presidentit në mënyrë anonime dhe privatisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *