Vendosni fjalën kyçe....

Ndërpreu finalen e Champions League, Kinsey Wolanski gjobitet me 15 mijë euro


Kinsey Wolanski, bjondja që ndaloi finalen e futbollit të “UEFA Champions League” në Madrid, është gjobitur me 15,000 euro (17,000 dollarë) për shkeljen e rregullave të organizatës.

Modelja amerikane është detyruar të paguajë një gjobë prej 5,000 eurosh për futjen në fushë gjatë gjysmës së parë të ndeshjes mes Liverpulit dhe Tottenhamit, duke bërë që ndeshja të ndërpritej për disa minuta.

Ëolanski ka marrë një gjobë shtesë prej 10,000 eurosh për reklamimin e kanalit në “YouTube” të të fejuarit të saj, Vitaly Zdorovetskiy, emri i të cilit është shkruar mbi rrobat e banjos që kishte veshur Wolanski: “Vitaly Unsensored”.

Promocioni i pazakontë dukej se ia vlente megjithatë, pasi ndjekësit në instagramin e Wolanskit u rritën me shpejtësi në më shumë se një milion për pak orë.

Wolanski është paralajmëruar nga UEFA se do të vazhdojë të penalizohet nëse ajo kryen një shkelje të ngjashme në ndeshje të tjera futbolli në të ardhmen dhe gjoba ndaj saj do të rritet.

Megjithatë, gjoba i shkoi më lirë çiftit të cilët arritën të reklamoheshin duke kursyer 4 milionë dollarët që do kishin paguar po të bënin një reklamin gjatë finales.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *