Vendosni fjalën kyçe....

Berisha distancohet nga financimet ruse: Afera është personale e Bashës, kërkojmë rihapjen e hetimit


Në një konferencë për mediet, kryetari i PD-së Sali Berisha ka folur për akuzat se Partia Demokratike ka marrë financime ruse në vitin 2017.

Berisha duke iu referuar kabllogramit të Departamentit të Drejtësisë amerikane për financimin 500 mijë USD nga Rusia për PD-në, tha se ish-kryetari Lulzim Basha mban përgjegjësi personale.

Dhe kërkoi rihapjen e hetimit ndaj tij.

“Lidhur me aferën Basha, deklaroj sa vijon:

Në vitin 2018, ambasadori Lu më solli një dosje me shkrimin e portalit Mother Jones. Në dosje, përveç artikullit të revistës dhe një flete se Nick Muzin ishte i regjistruar si lobist i Bashës, nk kishte asnjë dokument tjetër.

Lulzim Basha, i pyetur nga unë, më deklaroi se paratë e paguara për Nick Muzin, janë para të mbledhura në përputhje me rregullat në diasporën shqiptare në SHBA dhe se artikulli nuk ka asgjë të vërtetë.

Midis artikullit të gazetës dhe shpjegimit të Bashës, unë kam besuar variantin e këtij të fundit. Më vonë jam vënë në dijeni tëfaktit se Basha mbahej peng me dosjen Muzin, dhe se çeshtja ndaj tij u mbyll në gjykatë me ndërhyrje të Agaçit, ku prokurori duke shkelur ligjin, nuk bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, në kundërshtim flagrant me ligjin. Këtë e kam denoncuar si akt nga foltorja në foltore.

Më vonë jam informuar se Basha kishte mashtruar dhe nuk kishte bërë mbledhje fondesh në diasporë.

Pas këtyre informacioneve, burimi i parave mund të ishte rus, siç thoshte revista.

Bazuar në këto informacione, më 4 prill të vitit 2022, kam denoncuar para jush financimin rus të Lulzim Bashës dhe mbylljen e dosjes nga Edi Rama.

Rikthimi i kësaj çështje, provon atë që kam denoncuar disa herë, provon se Basha është mbajtur peng me këtë dosje dhe duhet të japë përgjitje për origjinën e këtyre parave.

Nga informacionet paraprake që kam, nga fondet që Biniatta ka dorëzuar te Nick Muzin, nuk kanë kaluar asnjë prej tyre nga arka e PD-së dhe fondet e PD-së.

Për këtë arsye, përgjegjësia nuk është e PD, por është individuale e Lulzim Bashës dhe atyre që janë përfshirë në këto sanksione. Duke u distancuar nga kjo aferë kryekëput e ish-kryetarit të PD, dhe duke u zotuar se do të ngrejë një komision auditi për të bërë transparencën e plotë, kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar çdo dyshim që lidh PD-në me dosjen ruse.”– tha Berisha.

Basha ka marrë me vete çdo gjë, edhe “hard disqet”

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Berisha akuzoi ish-kryetarin Lulzim Basha se kur ka lënë detyrën e kryetarit ka marrë me vete çdo gjë, edhe hard disqet.

“Do të jem i hapur me ju! Kërkesa për një audit, apo vendimi do të merret, është i drejtë. Do ju informoj, Lulzim Basha ka marrë çdo gjë me vete, hard disqet, gjithçka. Kjo është e vërteta. Partia duhet ta krijojë atë, detyrimisht.

Mbi bazën e hetimit, se një qëndrim mendoj unë të dënueshëm ka mbajtur Edi Rama me ndërhyrjen e tij për mbylljen e dosjes. E kam denoncuar këtë, e kam quajtur para jush Lulzim Bashën peng. Kjo u faktua.

Demokratët që mbështetën Berishën duhet të ndihen krenar me vendimin e tyre historik, Pasi në krye të PD do ishte një kryetar i Basha, se ça drame e madhe do ishte.”– tha Berisha gjatë bisedët me gazetarët.

E pyeta Bashën, pse nga qielli ranë ato para

Berisha gjatë fjalës së tij shpjegoi se për Bashën ka një dosje, ka emra, të dhëna dhe solli në vëmendje dhe mbylljen e hetimit që u hap disa vite më parë për këtë çështje. Ai tregoi edhe një bisedë që kishte bërë me Bashën lidhur me hetimet.

“Basha deklaroi se fondet i kam mbledhur në diasporë, cili prokuror shkoi në diasporë për të bërë hetimin? Cili shkoi në SHBA për të marrë në pyetje Nik Muzin? Prokurorët thirrën Arben Ristanin dhen një arkëtar, e rezultoi se asgjë nuk kishte hyrë e nuk kishte dalë nga arka e partisë, nga dolën 500 mijë dollarë? Këta nuk dinin gjë, kryetari e dinte, por kryetari u morr peng nga Rama. ‘Deal done’ t’i qeveris e unë bëhem vasali yt.

E kam pyetur, i ke zbatuar rregullat e transaksioneve? Plotësisht tha. Se rregullat e transaksionet janë shumë të rëndësishme për të dalluar larjen e parave nga transfertat normale.

Ranë nga qielli ato para? S’ka asnjë krahasim midis tyre dhe i them unë sa herë kam ftuar para jush SPAK që të hetojë çdo gjë? Unë kam deklaruar se jam gati të votoj ligjin për heqjen e parashkrimit për çdo ministër, duhet hequr e do e heq sa të vij në pushtet, që cdco ministër që firmos ta dijë mirë që nuk ka parashkrim, jo, do i mbetet gjithë jetën po ka firmos në kundërshtim me ligjin dhe Rama do e pësojë se ky do jetë një nga ligjet e para që do miratoj në qeveri.”- tha ai.