Vendosni fjalën kyçe....

U plagos me thikë pas një sherri për pronën, ndërron jetë në spital 60-vjeçari në Gjirokastër


Ka ndërruar jetë në spital 60-vjeçari i cili u godit me thikë mesditën e sotme në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi në lagjen Pazari i Vjetër rreth orës 13:00 të ditës së sotme ndërsa fillimisht personi i plagosur, Ilir Ruca u dërgua në spital, ku më pas humbi jetën.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ndërsa autori i dyshuar, 57-vjeçari Afrim Nazifi është shoqëruar në polici.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *