Vendosni fjalën kyçe....

Ashton Kutcher dëshmon në gjykatë për vrasjen e ish-të dashurës


Aktori amerikan Ashton Kutcher ka dëshmuar në sallën e gjyqit në Los Angelos për vrasjen e ish-të dashurës së tij në vitin 2001.

Kutcher tha në gjykatë se ai ishte “çuditur” kur mësoi se Ellerin, 22 vjeç, ishte vrarë. 

 Kutcher i tha gjykatësve se kishte folur me Ellerin, studente i dizajnit dhe modës, në telefon më herët në ditën e vdekjes së saj për vendosur një takim. Por aktori u vonua shumë.

Kutcher tregon se shkoi me vonesë në shtëpinë e Ellerin, i ra disa herë derës por askush nuk iu përgjigj.

Aktori tregon se pa në dritare, ku mendoi se dalloi disa njolla vere në dysheme.

“Kam trokitur përsëri, dhe përsëri, nuk kishte përgjigje. Në këtë pikë unë supozova se ajo kishte dalë dhe se unë kam qenë vonë dhe ajo ishte e mërzitur”, citohet Kutcher nga “BBC“.

Ellerin u gjet e vdekur në shtëpinë e saj të nesërmen nga shoqja e dhomës.

Prokurorët thonë se Ellerin u vra nga Michael Gargiulo, 43 vjeç, i cili akuzohet dhe për vrasjet e dy njerëzve të tjerë.

Prokurorët besojnë se Gargiulo hyri në shtëpinë e Ellerin para se të vriste duke i ngulur 47 herë thikën, derisa iu pre koka.

Kutcher tha se ai u përpoq të ta telefononte Ellerin disa herë më vonë gjatë natës dhe nuk mund ta arrinte dot, por supozonte se ishte shërbim i keq.

Gargiulo u deklarua jo fajtor për dy akuza për vrasje si dhe një vrasje në tentativë në mes të viteve 2001 dhe 2008. Ai është akuzuar gjithashtu për vrasjen e një gruaje 18-vjeçare në Ilinois.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *