Vendosni fjalën kyçe....

I merr 10 mijë euro një gruaje, arrestohet 49-vjeçari nga Librazhdi


Një 49-vjeçar nga Librazhdi ka rënë në prangat e policisë, pas operacionit të koduar “Premtimi”. Sipas policisë, 49-vjeçari i premtonte një gruaje marrjen e provimit të licensës në mësuesi si dhe të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin, duke e mashtruar.

I arrestuari me inicialet B.A., dyshohet gjithashtu se i kishte marrë zonjës në fjalë edhe 10 mijë euro.

Detajet e policisë:

Finalizohet operacioni “Premtimi”

I premtonte  për marrjen e provimit  të  licensës në mësuesi  si dhe për  të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin, duke e mashtruar për përfitim të vlerave monetare, por arrestohet nga Policia.  

Procedohen edhe 2 shtetas të tjerë për korrupsion aktiv dhe pasiv

Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Krimit Ekonomik – Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”,  bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

– B.A. 49 vjeç, banues në Librazhd,  për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrimi”, i dënuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale.

Ky shtetas,  në muajin Janar 2018, dyshohet se i  ka marrë  nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P.,  shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licensës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj. Si edhe ka ushtruar ndikim të  paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e  arsimit.

Gjithashtu, u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit:

– B.P. për veprën penale ” Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

– E.S. për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *