Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 100 persona të shtruar në spital, ISHP jep rezultatin e analizave të ujit në Bulqizë


Pas shtrimit në spitalin e Bulqizë të më shumë se 100 personave me shenja helmimi të dyshuar nga uji i pijshëm, Insituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar rezultatin e analizave të ujit.

Në njoftimin e ISHP-së thuhet se uji ka rezultuar pa ngarkesa mikrobiologjike që mund të ketë shkaktuar helmimin te banorët.

“Në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik ka dalë rezultati i një prej analizave mikrobiologjike të ujit të pijshëm marrë në rrjetin ujësjellës, që dyshohet të ketë shkaktuar disa simptoma në banorët e ‘Lagjes së Vjetër’ në Bulqizë.

Përgjigja e mostrës së sjellë nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, Njësina Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë, në laboratorin e ISHP, ka dalë negative për ngarkesë mikrobiologjike, pra nuk ka ndotje mikrobiale.

Për një përgjigje më të plotë për shkaktarin e simptomave tek qytetarët e Bulqizës duhet të presim rezultatet e tjera të analizave nga mostrat e marra nga grupi i ISHP në Bulqizë.

Nga ana e specialistëve të ISHP në zonën ku janë paraqitur më shumë raste, janë marrë mostra uji në rrjetin ujësjellës, këto mostra janë në proces analizimi për parametrat mikrobiologjik, fiziko-kimike dhe toksikologjike (metalet e rënda dhe pesticidet), këto analiza pritet të dalin në ditët në vijim”-thuhet në njoftimin e ISHP-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *