Vendosni fjalën kyçe....

Hapet në SHBA ura më e gjatë e varur për këmbësorë, 600 metra e gjatë e 140 metra e lartë


Në SHBA do hapet ura më e gjatë e varur për këmbësorët. SkyBridge në Gatlinburg, Tennessee, shtrihet 680 metra në një luginë në malet Great Smoky dhe do hapet për publikun më 17 maj.

Nëse keni frikë nga lartësitë, mbase do ishte më mirë që të mos e vizitonit. Ura ka panele qelqi në dysheme dhe ju lejon të shihni terrenin 140 metra më poshtë.

Ura është pjesë e Parkut Skylift, i cili ka një teleferik që merr pasagjerët deri pesëqind metra vertikalisht nga Gatlinburg në majë të malit Crockett.

Zhvilluesi i SkyBridge thotë se është ura më e gjatë e varur për këmbësorët në Amerikën e Veriut. Por kjo ha debat në varësi të asaj si matet ura.

Një urë për këmbësorë në malin Kelowna në Kanada pretendon të jetë më shumë se 800 metra e gjatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *