Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet Ervis Martinaj, mbahej në qeli për përplasjen me armë në ish-Bllok


Ervis Martinaj është liruar nga gjykata e Tiranës pasi ka paguar një garanci pasurore prej 50 milionë lekësh të vjetra, shkruan “Balkanweb”.

Martinaj mbahej në burg lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në ish-Bllok më 4 tetor të vitit 2018 ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Lidhur me ngjarjen është ende në kërkim ish-komandoja Mevjol Bilo, i cili akuzohet si personi që ka qëlluar me armë Gaxhën, duke e lënë të vdekur.

Ndërsa janë marrë në pyetje një numër i madh personash ndër të cilët Redi Popesku, pronari i lokalit ku ndodhi përplasja dhe Ervin Mata.