Vendosni fjalën kyçe....

“Mirësevjen në garë Gjumashi Joe” – Trump ironizon kandidatin demokrat


Presidenti Donald Trump ironizoi kandidatin demokrat, Joe Biden, në garën përzgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ai e bëri këtë sipas stilit të tij teksa e thërret Biden, “Gjumashi Joe”

“Mirë se erdhe në garë Gjumashi Joe.” – shkroi Trump në një postim në “Twitter”.

“Unë shpresoj vetëm që ju të keni një kohë të gjatë në dispozicion për të bërë një fushatë të suksesshme primare. Do të jetë e vështirë por nëse ia dilni mbanë uë do ju pres në finish!” – shtoi Trump.

Megjithëse prej kohësh konsiderohej një kadidat, Biden e shpalli formalisht ofertën e tij presidenciale, ditën e enjte.

Biden ka bërë thirrje që amerikanët të mos i japin një mandat të dytë presidentit Trump, pasi sipas tij kjo gjë do e ndryshojë përgjithmonë karakterin e kombit amerikan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *