Vendosni fjalën kyçe....

Putin e Kim Jong-un takohen me 25 prill


Presidenti rus, Putin dhe lideri koreano-verior, Kim Jong-un do takohen me njëri-tjetrin në Vladivostok më 25 prill. Ky është takimi i parë mes tyre dhe lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i presidentit, Peskov, i cili citohet nga RT.

Agjenda zyrtare e bisedimeve të ardhshme nuk është zbuluar ende, por pritet që udhëheqësit të diskutojnë sigurinë dhe denuklearizimin e gadishullit Korean.

Takimi vjen pas përplasjeve të fundit mes Phenianit dhe Uashingtonit. Në fund të shkurtit, samiti i Hanoit mes Kim Jong-un e presidentit amerikan, Trump, dështoi pas largimit oara kohe nga samiti të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Koreja e Veriut nga ana e saj ka kritikuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Pompeo, për pakujdesi dhe pamaturi dhe ka kërkuar largimin e tij nga bisedimet e ardhshme, nëse do ketë të tilla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *