Vendosni fjalën kyçe....

Portalet e quajnë kryetare të një “partie të re”, Rudina Hajdari habitet: S’kam bërë asnjë deklarim!


Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas thashethemeve për krijimin e një partie të re politike nga ajo dhe ish-deputeti Astrit Patozi.

Hajdari shprehet se vendi ka nevojë për një alternativë të re politike mirëpo shprehet e habitur me faktin se si në media përflitet si kryetare e partisë së re politike, në një kohë kur ajo s’ka bërë asnjë deklarim për këtë.

Ajo që më bën përshtypje në kushtet e “psikiatrisë politike” ku jemi futur është fakti që personalisht, pa dhënë asnjë deklarim apo pa ndërmarrë asnjë iniciativë lidhur me këtë, më cilësojnë si kryesuse të një forumi të ri që po krijohet, por nga kontaktet që zhvilloj anë e mbanë vendit, dhe kudo ku ka shqiptarë të ndershëm, duke respektuar dhe festat e Pashkëve, nuk jam shprehur më parë.”, shprehet Hajdari.

Por nga ana tjetër, Hajdari thotë se krijimin e çdo forumi të ri politik, e shikon si një hapësirë më shumë, për demokratizimin e politikës dekadente që sipas saj ka përfshirë vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *