Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën drejtuesi i motorit


Një person ka humbur jetën në Korçë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Koritë, ku drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin dhe është përplasur në tokë.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

“Më datë 19.04.2019, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Podgorie, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar një mjet tip motorr (pa targa), dyshohet se ka humbur kontrollin, duke u rrëzuar në rrugë ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”, njoftoi policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *