Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizte me armë nëpër Tiranë, arrestohet 21-vjeçari


Një 21-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia pas denoncimit të qytetarëve se lëvizte nëpër kryeqytet me armë zjarri.

Pas denoncimit të qytetarëve, policia e ndaloi të riun të cilit i sekuestroi armën e zjarrit, dy krehëra dhe sasi fishekës.

“Bashkëpunimi komunitet-polici vë në pranga 21-vjeçarin për armëmbajtje pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.4, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. C., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Për shtetasin e lartpërmendur policia ka marr informacione nga qytetarët se lëvizte në kryeqytet me armë zjarri. Nga shërbimet e policisë  të komisariatit nr.4 është organizuar punën për kapjen e tij. Ky shtetas është konstatuar në rrugën “Fadil Deliu” dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në çantë një armë zjarri automatike, dy krehëra dhe një sasi fishekësh të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *