Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi nga Korça: Rama ka shkatërruar shoqërinë shqiptare


Kryetarja e Lidhjes Demokratike së Gruas shqiptare, Albana Vokshi në një takim me gratë dhe vajzat në Korçë është shprehur se Rama është një kërcënim për shqoërinë shqiptare dhe se ka bërë pak me krimin e organizuar.

Data 13 është më e rëndësishme, ta tronditim, t’ia marrim ne shpirtin Edi Ramës, sepse nëse ne gratë dalim, ju keni dalë të shumta në numër, por sikur të vini me motrat, vëllezërit dhe fëmijët në protestë dhe të jemi shumë e shumë në numër, tronditet edhe ai. Siç iku ne Kukës, ju e patë u zhduk, iku me helikopter, ashtu mund ta përzëmë nga Shqipëria, nëse ne dalim dhe protestojmë e reagojmë” 

Vokshi tha se shërbimi më i madh që gratë dhe vajzat duhet t’i bëjnë vendit është përhapja e mesazhit se, nëpërmjet paktit të tij me krimin e organizuar, Edi Rama është kërcënim serioz për çdo familje shqiptare. 

Duhet të mbrojmë familjet tona se po ndahen. Duhet të mbrojmë fëmijët tanë se nuk po arsimohen më. Duhet t’i mbrojmë nga droga. Droga në Tiranë shitet lirshëm në çdo oborr shkolle.( zëra nga salla: edhe këtu shitet) Aq më keq, a ka shkatërrim më të madh për familjet tona, kur fëmijët fillojnë marrin drogë.  Nuk është vetëm fëmija që shkatërrohet, shkatërrohemi ne, shkatërrohet e gjithë shoqëria! Edi Rama ka shkatërruar shoqërinë shqiptarë”. 

Kryetarja e Gruas në Korçë Ledina Alolli vuri në dukje se përtej fasadës me shkëlqim, Korça është në prapambetje ekonomike dhe se gratë në këtë zonë janë të papuna.

Korçën e konsiderojnë destinacion për një fundjave turistike, por kane harruar se Korça ka mbetur ne një prapambetje te madhe. Qeveria dhe ministri sheh vetëm kullën dhe pazarin e Korçës. Qyteti po boshatiset nga intelektualet dhe të rinjtë. Papunësia është ulur këmbëkryq. 40 përqind e grave korçare pa pune. Sipërmarrjet private janë në faliment, edhe bujqësia ne faliment, pasi prodhimet e tyre nuk kane treg shitjeje. Te ardhurat e ekonomisë familjare po tkurren, taksat shume te larta, por edhe tarifat shume te larta.”

Gratë dhe vajzat korçare pjesëmarrëse në takim vlerësuan si vendimin e duhur largimin e Partisë Demokratike dhe të opozitës nga parlamenti. Korçarët, si shumica e shqiptarëve besojnë se tani opozita është edhe më e vërtetë dhe më shumë përfaqësuese e interesit publik. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *