Vendosni fjalën kyçe....

T’i drejtosh pyetje Arta Markut mund të jetë e rrezikshme, shikoni ç’bën truproja i saj (Video)


Truproja i kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, ka shtyrë me forcë duke përplasur për muri një gazetar, që po përpiqej t’i bënte një pyetje shefes së tij.

Teksa gazetari i TV Klan, Renaldo Salianji i drejtohet Markut me mikrofon në dorë, truproja e bllokon gazetarin me duar dhe më pas e shtyn me forcë duke e larguar.

Pas Markut, me radhë pragun e derës e kapërcejnë deputetet socialiste Gjylameti e Kushi kurse ish-ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, sapo kishte kaluar.

VINI RE: Video publikuar nga A2 CNN


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *