Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet miku i Shullazit për kokainë, në pranga 5 persona


Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se shpërndanin kokainë në kryeqytet.

Mësohet se është arrestuar Klajdi Gjeci, që njihet si kreu i grupit të kokainës dhe si miku i Emiljano Shullazit.

Arrestimet janë bërë para Fakulteti i Filologjisë në Tiranë, ndërsa mes 5 të arrestuarve 3 janë vajza.

Klajdi Gjeci njihet si nje person me precedentë penale nga policia.

Ai rezulton të jetë edhe mik i Emiljano Shullazit dhe figuron i pranishëm ne disa ngjarje kriminale në kryeqytet. Në vitin 2012 Gjeçi është proceduar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2015 për plagosje të lehtë me dashje. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *