Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për inceneratorët: Lefter Koka është “kurbani” i Ramës dhe Ahmetajt, ata ia çuan paratë nga thesari i shtetit


Në konferencën e sotme për mediet, kryetari i PD-së Sali Berisha u ndal edhe në aferën e inceneratorëve ku ngriti akuza ndaj figurave të Partisë socialiste si Arben Ahmetaj.

Berisha tha se Lefter Koka, është vetëm “kurbani” i kryeministrit Edi Rama. Sipas tij kryeministri dhe ish-ministri i Financave Ahmetaj i çuan paratë nga thesari i shtetit në “qesen e Lefterit”, duke iu referuar ish-ministrit të Mjedisit.

“E vërteta, ku është përgjegjësia e Lefterit e ku është e të tjerëve? Lefteri ishte ministër, në buxhetin e ministrisë së tij s’kishte një qindarkë për inceneratorët, asnjë qindarkë. Ti nuk ndërmerr kurrë një projekt që nuk e ke buxhetuar. Në këtë pamje, pa diskutim që përgjegjësit më kryesorë janë ata që çuan paratë nga thesari i shterit në buxhetin e Lefterit, në qesen e Lefterit. Kush e bën dot këtë? Vetëm dy persona, të dy bashkë e asnjëherë vetëm. Këtë e bën kryeministri plus ministrin e Financave. Nëse këta nuk bien dakord plotësisht asnjë qindarkë nuk lëviz në buxhet se buxheti është ligj parlamenti e aty në parlament gjeni në atë ligj kur më sillej me sillej me 6 mijë por e zbrisnim këta e kanë me siguri me 8 mijë zëra. Çdo shpenzim i votuar është votuar si ligj.

Ka një fond që buxheti lë të mundshëm për të lëvizur e ky është fondi rezervë i këshillit të ministave që administrohet për emergjenca nga kryeministri dhe ministri Financave. Lefteri në këtë aspekt është i pafajshëm, por nuk është i pafajshëm se është hajdut i dobishëm. Lefteri i ka bërë kërkesa agjencisë së prokurimit për prokurimin me negociata të mbyllura të procesit të djegësit të Elbasanit dhe me radhë. Agjencia i kthen përgjgje Ramës e Agaçit që i thotë kjo procedurë nuk njihet në ligj. Lefteri çon prap shkresë se me siguri Agaçi i thotë çoja e një herë se do ia ndërroj mendjen unë atij të prokurimeve. Prokurimet çojnë të njëjtën shkresë e pavarësisht kësaj marrin milionat nga këshilli i ministrave e i dërgojnë në buxhetin e Lefterit. Në këtë moment Lefteri zbaton vendimin e Këshillit të Ministrave. Trungu është ky që them. Lefteri është vetëm kurbani i Ramës dhe Arben Ahmetit.

Gjersa Lefteri nuk flet ai le të rrijë aty, ama e vërteta që paratë Lefterit ia ka çuar Rama me qëllim për t’i vjedhur me Arben Ahmetajn se Lefteri nuk kishte një qindarkë.”– theksoi Berisha në konferencën e sotme për mediet.