Vendosni fjalën kyçe....

Diplomati rus kundër shkëmbimit të territoreve: Do të krijonte precedentë për vendet e tjera të rajonit


Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizov, shprehet kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, Chizov ka thënë se ideja për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të krijonte precedentë edhe për vendet tjera në rajon.

“ E para që më vjen ndërmend është Kosova. Megjithatë Kosova, është një çështje shumë e ndërlikuar. Nëse ata pajtohen mirë, propozimi i shkëmbimit të tokës mund të funksionojë. Por kjo mund të krijojë një precedent, i cili mund të krijojë probleme edhe në Maqedoninë Veriore, ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është Shqiptare. Kam parë disa harta të Shqipërisë më të madhe, ku përfshihet një pjesë e madhe e Greqisë”, ka thënë Chizov ndërsa pyetej lidhur me marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e kësaj të fundit, por doli te rasti i Kosovës të cilin e përmendi si krahasim.

“Sigurisht që çështja e emrit – qesharake siç mund të duket në pjesën tjetër të botës – duhet të ishte zgjidhur shumë kohë më parë. Këtë u kam thënë miqve të mi grekë dhe maqedonas, saqë sa më shumë që e shtyjnë, pozicionet e të dyja palëve do të betonohen. Pra, sot dëgjova [udhëheqësi konservator i opozitës, Demokracinë e Re, Kyriakos Mitsotakis duke thënë se 70 për qind e popullatës greke mendojnë se është një marrëveshje e keqe. Një përqindje e ngjashme në Maqedoninë Veriore është kundër saj. A është kjo një mënyrë demokratike për të zgjidhur një problem? Kushtetuta e Maqedonisë është shkelur hapur, referendumi u shpall i pavlefshëm, presidenti nuk e nënshkroi atë, dhe tani kolegët e mi në BE thonë se kjo duhet të shërbejë si një model për zgjidhjen e çështjeve të tjera”, tha Chizov i cili më tutje e krahasoi rastin Kosovë-Serbi me Maqedoninë dhe Greqinë. Por për diplomatin rus, çështja e shkëmbimit të territoreve është shumë më e ndërlikuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *