Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Popullit: Institucioni mund të nisë hetim për përfshirjen e fëmijëve te “Petro Nini”


Avokatja e Popullit në një lidhje direkte në emisionin “Open”  ka folur për rastin te “Petro Nini” ku pati disa ditë më parë një konflikt për pronën mes banorëve dhe përmbarimit ku u përfshi edhe policia e shtetit.

Erinda Ballanca u shpreh se përfshirja e fëmijëve në konflikt mund të dërgojë insititucionin e Avokatit të Popullit të nisë një hetim për shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Përfshirja e fëmijëve në këtë konflikt e bën edhe më të rëndë ngjarjen. Në rastet kur vendimet gjyqësore duhet të ekzekutohen, aty ku të pranishëm mund të jenë edhe fëmijë, atëherë duhet të merret parasysh njoftimi i institucioneve respektive për të mos lejuar shkaktimin e traumave të rënda tek ata, jo vetëm të prekurit”-tha Avokatja e Popullit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *