Vendosni fjalën kyçe....

Suso drejt largimit nga Milan, nuk po bind Leonardon


Milani nuk ka ndërmend, të paktën për momentin, që të rinovojë kontratën me Suson. Spanjolli ka më shumë se një vit që kërkon të ulet në një tavolinë me drejtuesit kuqezi, për të folur mbi rinovimin e kontratës, duke pretenduar mbi të gjitha një rritje page, e cila duhet të kalojë nga 3 te 5 milionë eurot në sezon, por ata që nuk janë të bindur për këtë, janë drejtuesit e lartë të Milanit.

Njëri mbi të gjithë është drejtori teknik, Leonardo, i cili vazhdon të shtyjë bisedimet për rinovimin, madje për Suson ka pasur edhe një konfrontim me Gatuzon.

Nëse trajneri i Milanit i ka kërkuar klubit që ta blindojnë lojtarin, madje duke rritur ose anuluar klauzolën prej 40 milionë eurosh mbi prishjen e mundshme të kontratës, Leonardo nuk trembet mbi këtë fakt, madje është gati që në rast se kjo shifër paguhet, ai edhe mund të vendosë ta lërë të lirë Suson të largohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *