Vendosni fjalën kyçe....

Lufta tregtare e Trump nuk funksionoi, deficiti tregtar në 2018 më i larti në 10 vite


Deficiti tregtar i SHBA me pjesën tjetër të botës nw vitin 2018 ishte mw i larti në këtë 10-vjeçar duke kapur shifrën prej 621 miliardë dollarësh, duke i dhënë një goditje planit të reduktimit të deficitit të presidentit Donald Trump.

Deficiti tregtar është diferenca midis asaj se sa mallra dhe shërbime importon SHBA nga vendet e tjera dhe sa eksporton.

Zvogëlimi i hendekut është një pikë kryesore e politikave të Trump.

Por në 2018, SHBA-të eksportuan më pak mallra krahasuar me atë se sa blinte.

Trump pretendon se Shtetet e Bashkuara po “shqyen” nga kombet e tjera dhe dëshirojnë që vendet të ulin tarifat e tyre për mallrat amerikane dhe të blejnë më shumë prej tyre.

Megjithatë, të dhënat zyrtare tregojnë se ndërsa eksportet e mallrave dhe shërbimeve amerikane u rritën me 148.9 miliardë dollarë vitin e kaluar, importet u rritën me 217.7 miliardë dollarë.

Kjo do të thotë se hendeku është më i madh që nga viti 2008, kur kriza financiare globale goditi dhe SHBA ra në recesion.

Deficiti në mallra dhe shërbime gjatë muajit dhjetor arriti gjithashtu një nivel të lartë në 10-vite prej 59.8 miliardë dollarësh.

Eksportet në pjesën tjetër të botës u ulën 1.9% në 205.1 miliardë dollarë, ndërsa importet u rritën me 2.1% në 264.9 miliardë dollarë.

Marrë nga: BBC News


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *