Vendosni fjalën kyçe....

“200 mijë shfaqje të rekuperoj dëmin e një gome të djegur”, Saimir Pirgu: Pak e ekzagjeruar, por s’jam penduar!


“Do më duhen 200 mijë shfaqje të rekuperoj dëmin e një gome të djegur”, kjo është deklarata e tenorit Saimir Pirgu që shkaktoi irritimin e shumë artistëve, mes të cilëve Neritan Liçaj.

Në një lidhje të drejtpërdrejt me programin “A Show” në News 24, Pirgu tha se kjo shprehje e tij ishte ekzagjeruar në media. Megjithatë ai shton se nuk është penduar për atë që ka thënë dhe i qëndron ende.

“Ishte një metaforë por thelbi është konkret dhe i qartë. Të them të drejtën unë ato çka thashë i mendoja dhe i mendoj edhe sot, pas dy ditë, një ditë e gjysëm që kanë kaluar. Nuk jam penduar për gjërat që kam thënë, por jam i surprizuar për nga mënyra se si është manipuluar dhe përcjellë te publiku me tituj absurdë por e vërteta është shumë e thjesht dhe besoj se të gjithë e kanë kuptuar.

Mbetet vetëm pak një ekzagjerim i shpejtësisë sime, se nuk jam as gazetar as politikan, jam cituar duke thënë se kam përdorur metaforën e 200 koncerteve, pak e ekzagjeruar por thelbi është konkret dhe shumë i qartë.”

Pirgu thotë se e përdori frazën si një metaforë dhe irritim ndaj atyre që e përdorin protestën dhe shton se nuk ka asgjë me ata që protestojnë. Por ai irritohet kur të tjerët i drejtojnë gishtin Shqipërisë.

“Meqë mesazhi im ka qenë shumë i shkurtër dhe nuk e ka kuptuar shumica. Unë nuk jam kundër protestave, përkundrazi. Kam vite që pres që shqiptarët vërtet të protestojnë atëhere kur u pritet e drejta e tyre, por me vepra. Unë kam ikur nga Shqipëria në vitin 2000 dhe shumë gjëra nga Shqipëria më duken prap absurde sot në 2019-ën. Nuk e kam me popullin, me njerëzit që protestojnë. E kam me ata që e përdorin popullin për qëllimet e tyre. Dhe kjo më irriton. Sidomos jo kur ndodh këtu brenda në Shqipëri sepse këtu hallet tona i dinë të gjithë , por kur na vënë gishtin në të gjithë botën dhe thonë që ne nuk dinë të bëjmë shtet, ne nuk jemi pjesë e Europës, ne jemi pjesë e Azisë.”

Deklarata e Pirgut se do i duhen “200 mijë shfaqje për të rikuperuar dëmin e një gome të djegur”, ngjalli revoltë te shumë artistë, në veçanti Neritan Liçaj (lexo këtu).

Ai kujton se ndryshe nga Pirgu përballet çdo ditë me realitetin në vend dhe i bën thirrje tenorit të mos shqetësohet për imazhin e Shqipërisë, por për realitetin. Pasi sipas tij nuk është thjesht imazh, por Shqipëria është e katandisur në “një gomë të djegur”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *