Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Lezhë, në makinë inspektori i INUV-it dhe kolegu i tij në bashki


Janë zbuluar emrat e personave ndaj të cilëve u bë atentat mëngjesin e sotëm në Lezhë.

Makina drejtohej nga punonjësi i Inspktoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Mirel Ndoka ndërsa bashkë me të në makinë ishte edhe punonjësi tjetër i Bashkisë Lezhë. Edmond Mhilli.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreh orës 10:00 të mëngjesit të sotëm në shatin Tresh, në dalje të Lezhës ndërsa nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Personat që kanë qëlluar kanë qenë në një tjetër mjet në lëvizje dhe janë larguar me shpejtësi.

“Sot, rreth orës 09:50, në autostradën Lezhë – Milot, pranë fshatit Tresh është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ku udhetonin 2 shtetas, nga persona të paidentifikuar nga një mjet tjeter.

Nuk ka asnjë person te lenduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor e është në vendngjarje dhe forcat policore po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen rrethanave dhe ndalimin e autorëve. Janë shoqëruar disa persona, dëshmitarë okularë, ndersa po kontrollohen kamerat prane vendngjarjes si dhe janë ngritur pika kontrolli.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *