Vendosni fjalën kyçe....

Flamur Noka reagon ndaj deklaratës së OSBE: Është kthyer në zyrë shtypi, edhe më parë bekoi hashashzimin e vendit


Flamur Noka ka reaguar ndaj deklaratës së prezencës së OSBE-së e cila dënoi përdorimin e dhunës në protestën e sotme të opozitës para parlamentit.

Për ish-deputetin e PD-së shprehet se askush nuk duhet të habitet se OSBE në Tiranë është kthyer në zyrë shtypi.

Sipas Nokës, i njëjti ambasador bekoi hashashzimin e Shqipërisë.

“Askush nuk duhet të habitet pse zyra e OSBE Tirane është kthyer ne zyre shtypi dhe propagandë e Rames dhe” Rilindjes”. Ishte po ky Ambasador dhe zëvendësi tij dhe po ajo zyre qe bekuan hashashizimin e Shqipërisë pasi as shihnin e as dëgjonin e as dinin gjë”-shkroi Noka në Facebook.

Postimi i plotë:

Askush nuk duhet të habitet pse zyra e OSBE Tirane është kthyer ne zyre shtypi dhe propagandë e Rames dhe” Rilindjes”. Ishte po ky Ambasador dhe zëvendësi tij dhe po ajo zyre qe bekuan hashashizimin e Shqipërisë pasi as shihnin e as dëgjonin e as dinin gjë. Tentoi te belbëzonte asokohe por i tërhoqi veshin Saje qorri dhe pa turp fare si një ushtar i bindur i Sajës gëlltiti gërmë për gërmë belbëzimin ..Ishte po ky ambasador dhe po kjo zyre qe bekoi kriminalizimin e parlamentit, të Policisë Shtetit dhe administratës ne përgjithësi pasi as shihnin e as dëgjonin e as dinin gjë. Ishte po ky ambasador e po kjo zyre qe kur dhunoheshin nga narkopolicia dhe përplaseshin birucave rreth 50 mije shqiptare se s’kishin 500 lek të paguanin dritat apo se kishin vene dy tulla a dy tjegulla ne çati , këta as shihnin e as dinin e as dëgjonin gjë. Ishin po ky ambasador e kjo zyre këtu kur Rama me banda e para droge e krimi bleu pushtetin ne 2017 por ata as kishin pare e as dëgjuar e as dinin gjë .Na tregojnë qe aq vota sa paska vjedhur krimi e paskan blere paratë e drogës nuk ndikojnë ne rezultat…Dosja 339 jua ka zënë sytë por edhe atë as e shohin e as kane dëgjuar gjë për te as dijë gjë. Edhe pse “Zëri Amerikës” foli për te gjithë me zë e me figure .Ishin po ky ambasador dhe zyra e tij kur Rama urdhëroi te liroheshin kriminele me burgime te përjetshme por as kishin pare e as dëgjuar e as dinin gjë. Ishte po ky ambasador e kjo zyre kur Rama me “Rilindjen “përzunë 500 mij shqiptare nga shtëpitë e tyre e i degdisen rrugëve te Evropës e këta as kane pare e as dëgjuar e as dinin gjë…Korrupsioni ulëritës me PPP ju zuri sytë por përsëri as panë e as dëgjuan gjë.
Tani mos u habisni pse shohin një gome qe digjet nga protestuesit dhe disa fishekzjarre. Si Rama si shefi i paradhomës tij Boschard shohin njëlloj, me te njëjtat syze. Por Boschard te jete i qete se shefi i tij Rama nuk ka pare asgjë akoma.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *