Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet helikopteri ushtarak në lagjen e banuar, 4 të vdekur në Turqi


Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur këtë të hënë në Turqi.

Sipas mediave turke helikopter ushtarak u rrëzua në një lagje të banuar në pjesën aziatike të Stambollit dhe si pasojë kanë humbur jetën katër ushtarë.

Edhe pse helikopteri ra mes një kompleksi banesash, për fat të mirë nuk ka shkaktuar viktima në radhët e civilëve.

Ambulanca dhe ekipi i shpëtimit mbërritën në vendngjarje dhe bënë izolimin e zonës dhe nxorën trupat nga helikopteri.

Guvernatori i Stambollit, Ali Jerlikaja konfirmoi bilancin e viktimave, por tha se shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *